Einsatzort: Tirane, Shqiperi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS), kompania lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare, po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm
Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë
Einsatzort: Tirane, Shqiperi

Përgjegjësia dhe detyra e këtij pozicioni është e lidhur  me zbatimin e masave të sigurisë të vendosura nga kompania, me mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë punës si dhe monitorimi për kryerjen konkrete të veprimtarisë së punës. 

 

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Kryen detyra të kontrollit dhe mbikqyrjes me kompetencat e duhura organizative dhe disiplinore.
  • Garanton azhornimin e direktivave të marra dhe mbikqyr ekzekutimin korrekt të tyre gjatë punës.
  • Kontrollon ekzekutimin e sakte të procedurave në fuqi nga punëtorët.
  • Mbikqyr punën dhe kontrollon performancën duke përfshirë përdorimin e DPI.
  • I bën punonjësit të vetëdijshëm për rreziqet që mund të hasin gjatë procesit të punës.
  • Siguron përputhjen me direktivat e kompanisë dhe/ose të politikave.
  • Verifikon nëse gjatë fazave të prodhimit ka rreziqe të paparashikuara dhe propozon masa sigurie.
  • Asiston Menaxherin H&S per hartimin e programeve parandaluese.


Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta Universitare në Shkenca.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e “Shëndetit dhe sigurisë në punë”, preferohet në fushën e industrisë.
  • Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacione komplekse dhe ti paraqesë ato thjesht dhe saktë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi negociuese dhe aftësi bindëse.
  • Përdorues i mirë i programeve Microsoft Office (sidomos Excel).
  • Njohuri të mira të gjuhëve Angleze/Italiane.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen info.al@dekra.com


Bewerbungsfrist: 23. 09. 2021.
NJOFTIM PER KANDIDATET QE APLIKOJNE PER POZICIONE TE LIRA PRANE DEKRA: Nese na drejtoheni permes e-mail per te derguar CV tuaj me qellim per te aplikuar per pozicione te reja pune prane shoqerise DEKRA, jeni te lutur te shtoni ne CV tuaj: “Autorizoj shoqerine DEKRA te perpunoj te dhenat personale te pranishme ne CV dhe se jap pelqimin tim ne lidhje me perpunimin e te dhenave personale ne perputhje me Ligjin 9887, date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, i ndryshuar, me qellim rekrutimi”. Te Nderuar aplikante: Ne rast se CV Juaj nuk do te permbaje kete autorizim, Ju bejme me dije se CV Juaj nuk do te merret ne konsiderate nga personi pergjegjes prane DEKRA dhe se ajo do te fshihet menjehere. Nese keni pyetje ne lidhje me kete Autorizimin ose deshironi informata shtese ne lidhje me menyren e mbrojtjes, apo deshironi te kontaktoni personin pergjegjes te DEKRA per mbrojtjen e te dhenave tuaja personale- Data Protection Officer (DPO), ju lutemi qe te na dergoni nje email ne adresen: info.al@dekra.com, Ne do Ju pergjigjemi brenda 2 diteve pune. DEKRA, informon kandidatet se te dhenat personale te mbledhura permes portalit te internetit www.dekra-arbeit.al, per pozicione te lira pune se te dhenat e tyre personale te derguara prej tyre elektronikisht nepermjet CV, do te trajtohen ne perputhje me Ligjin 9887, date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, i ndryshuar”; DEKRA do te ruaj ne menyre konfidenciale dhe nuk do te tranferoje CV e kandidateve qe aplikojne per pozicione te lira tek ndonje pale e trete ose te perdore per ndonje qellim tjeter perveç atij te rekrutimit. Te dhenat personale qe perpunohen nga DEKRA per kategorine e kandidateve per pozicione te lira te punes do te perpunohen vetem per qellimin e perzgjedhjes se punemarreseve. Maksimumi i ruajtjes se ketyre CV eshte 5 dite nga data e marrjes me email meCV perkates prane DEKRA. Ne rast se kandidatet do te perzgjidhen ata do te njoftohen per intervisten prane DEKRA, ne rast se nuk do te perzgjidhen per interviste, CV e derguara prej tyre do te fshihen dhe shkaterrohen sipas ligjit ne fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, perhapjen e pa-autorizuar ose nderhyrjen te te dhenat personale te transmetuara, ruajtura apo perpunuara nga DEKRA. DEKRA do te perpunoje te dhenat personale vetem ne masen dhe menyren e nevojshme qe percaktojne kerkesat e punes, ose ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar. Ajo do te ndermarri te gjitha masat e duhura per mbrojtje kunder humbjes aksidentale, shkaterrimit, demtimit, alternimit ose zbulimit te tyre; Ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gezon te drejten e korrigjimit, fshirjes se te dhenave te tij personale ose kundershtimit te perpunimit te tyre. Ndryshimin e pelqimit (revokimin e plote apo te pjesshem) mund te beni duke na kontaktuar me e-mail ne adrese: info.al@dekra.com. Terheqja e pelqimit nuk ndikon ne ligjshmerine e perpunimit e cila eshte bazuar ne pelqimin te dhene duke derguar CV prane DEKRA, para terheqjes se tij. DEKRA mbron te dhenat tuaja personale me teknologji mebashkekohore te IT-se dhe me sisteme te mbrojtjes fizike. DEKRA do te veproje ne perputhje me protokollet dhe procedurat e brendshme me qellim te ruajtjes se privatesise tuaj dhe per te pamundesuar keqperdorimin potencial te dhenave.