Place of work: Prishtina, Kosove

DEKRA Punë është agjension për ndërmjetësimin e punësimit, hulumtimin e tregut dhe opinionit publik, si dhe për ofrimin e shërbimeve intelektuale. Ajo u themelua nga DEKRA Arbeit GmbH në Stuttgart, si pjesë e korporatës ndërkombëtare DEKRA SE, e cila ka 47,000 të punësuar dhe ka zyra në më shumë se 50 vende të botës. Në emër të klientit DEKRA kërkon:
Inxhinier/e i Ndërtimit, ose Arkitekt/e - 2 vende
Place of work: Prishtina, Kosove

PËRGJEGJËSITË:
Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara tek menaxheri i inxhinieringut;
Menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve, kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve dhe përcjellë të gjitha aktivitetet tjera të punës në punishtë;
Përgatitë raportet ditore, javore dhe mujore për mbarëvajtjen e projektit;
Hartimin e planit dinamik javor/mujor për zhvillimin e punimeve në kantier;
Plotësimin e formularit për kërkesat e materialeve;
Kontrollon skicat dhe vëllimet për t'u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet;
Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si procesverbalet, librezë masash, situacione, akte piketime e kontrolli etj;
Mbikëqyrë kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishtë, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë;
Kordinimin e aktiviteteve me sektorët e tjerë brenda kompanisë;


KËRKESAT:
Diploma e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;
Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office,përkatësisht MS Project dhe AutoCAD;
Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B

 

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju presim të na kontaktoni në adresën tonë të email info.ks@dekra.com

Ju gjithashtu mund të regjistroheni ne www.chatyourjob.com/kosovo që të pranoni në aplikacion mundësit më të fundit për punësim!


Due date: 16. 02. 2021.
Shënim: Vetëm kanditatët në listën e ngushtë do ftohen për intervistë. Të gjitha aplikimet tjera do ruhen në data bazën tonë me konfidencialitet të plotë.