Vendi I punës: Kosovë

DEKRA Arbeit Kosovo and Albania janë pjesë e DEKRA Arbeit Group, Stuttgart, një nga organizatat ombrell më të suksesshme dhe më inovative në shërbimet e BNJ, me më shumë se 140 lokacione në të gjithë Europën. Prania jonë në rajon në kohezion me ekipinë tonë me përvojë të psikologëve/specialistëve të certifikuar në fushën e burimeve njerëzore na mundëson të implementojmë me sukses projekte ndërkombëtare. Ne po kërkojmë për klientin tonë GRAFIKA AL një menaxher shitjesh në Kosovë.
Menaxher i shitjes
Vendi I punës: Kosovë

Kompania për reklamim Grafika është njëra prej kompanive lider në vendin tonë në aplikimin e teknologjive më të reja të shtypit digjital, Grafika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga dizajnimi, shtypi e deri te montimi i reklamave, duke krijuar kështu lehtësi për klientët e saj. Grafika fillimisht i kushton vëmendje kërkesave të klientëve, derisa gjatë procesit krijues bashkëpunon me ta, për të krijuar zgjidhje që sjellin risi në marketing dhe zgjojnë kërshërinë e publikut.

Website i kompanisë: www.grafika.al
 

Pozita: Menaxher i shitjes

 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Planifikimi, menaxhimi dhe organizimi I produkteve te ofruara per kliente dhe buxhete tjera të synuara të kompanisë;
  • Hartimi dhe zbatimi I një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke u detajuar në plane mujore, kuartale dhe vjetore;
  • Planifikimi dhe ekzekutimi I plasimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të synuar;
  • Monitorimi I ekzekutimit të planit të aktiviteteve;
  • Përgatitja e planeve të veprimit dhe identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi I mënyrës së qasjes së kontakteve të reja;
  • Informimi I klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat;
  • Propozimi I ofertave për klientët;
  • Negocimi me klientin për kushtet, mbyll kontratat dhe informon ata për të drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut;
  • Mobilizimi dhe motivimi I Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore;
  • Përmirësimi dhe maksimizimi I efikasitetit të biznesit të kompanisë nëpërmjet krijimit, aplikimit dhe përmirësimit të sistemeve dhe proceseve të kompanisë në fushën e zhvillimit të biznesit;
  • Zhvillon, shqyrton dhe zbaton planifikimin strategjik të biznesit, duke përfshirë shitjet, performancën financiare dhe zhvillimin e produkteve të reja;
  • Shqyrton operacionet dhe planet për të përmbushur kërkesat për planifikimin e shitjeve
  • Përgjegjës për ruajtjen e mardhënieve cilësore me klientët.

 

Kualifikimet:

- Njohuri të përgjithshme menaxhuese

- Minimum dy vite përvojë pune

-Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi

- Aftesi organizative te punes ne mes te terrenit dhe zyres

-Entuziast dhe iniciator

-Patent shofer të kategorisë B

 

 

Nëse besoni se jeni personi i duhur për ekipin tonë, ju lutem dergoni CV’n tuaj në info.ks@dekra.com


Afati I konkurimit: 30. 09. 2019.
Shënim: Vetëm kanditatët në listën e ngushtë do ftohen për intervistë. Të gjitha aplikimet tjera do ruhen në data bazën tonë me konfidencialitet të plotë.