Inxhinier i Makinerisë (Termo-energjetikë ose Sistemet e Burimeve të Ripërtëritshme)- 2 vende
PËRGJEGJËSITË:
Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara tek menaxheri i sektorit;
Menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve, kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve dhe përcjellë të gjitha aktivitetet tjera të punës në punishtë;
Përgatitë raportet ditore, javore dhe mujore për mbarëvajtjen e projektit;
Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve;
Kontrollon skicat dhe vëllimet për t’u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet/paramasat;
Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për porosinë e materialeve;
Kordinimin e aktiviteteve me sektoret e tjerë brenda kompanisë.
KËRKESAT:
Përfundimin e studimeve në Inxhinieri të Makinerisë;
Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 3 vite;
Të ketë njohuri shumë të mira në të gjitha produktet e ngrohjes, klimatizimit dhe ventilimit;
Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, AutoCAD etj;
Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
Posedimi i patentshoferit obligativ, kategoria B
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju presim të na kontaktoni në adresën tonë të email info.ks@dekra.com
Ju gjithashtu mund të regjistroheni ne www.chatyourjob.com/kosovo që të pranoni në aplikacion mundësit më të fundit për punësim!