Vendi I punës: Tirane, Shqiperi

Për një klientin tonë, jemi në kërkim të një:
Inxhinier Mekanik
Vendi I punës: Tirane, Shqiperi

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Koordinimi i të gjitha shërbimeve mekanike, para ndërtimit dhe gjatë zbatimit të projektit.
  • Mbikëqyrja per instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt.
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.
  • Ndjek ecurinë e punimeve mekanikë në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;
  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet shtetërore;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total;

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike

 

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
  • Mbi 5 vite eksperiencë në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;
  • Eksperienca në AutoCAD dhe MS është një avantazh, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike;

 

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën e email info.al@dekra.com duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.

 

Regjistrohuni falas në  www.chatyourjob.com/albania për të marrë oferta pune direkt në telefonin tuaj.


Afati I konkurimit: 19. 11. 2020.
NJOFTIM PER KANDIDATET QE APLIKOJNE PER POZICIONE TE LIRA PRANE DEKRA: Nese na drejtoheni permes e-mail per te derguar CV tuaj me qellim per te aplikuar per pozicione te reja pune prane shoqerise DEKRA, jeni te lutur te shtoni ne CV tuaj: “Autorizoj shoqerine DEKRA te perpunoj te dhenat personale te pranishme ne CV dhe se jap pelqimin tim ne lidhje me perpunimin e te dhenave personale ne perputhje me Ligjin 9887, date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, i ndryshuar, me qellim rekrutimi”. Te Nderuar aplikante: Ne rast se CV Juaj nuk do te permbaje kete autorizim, Ju bejme me dije se CV Juaj nuk do te merret ne konsiderate nga personi pergjegjes prane DEKRA dhe se ajo do te fshihet menjehere. Nese keni pyetje ne lidhje me kete Autorizimin ose deshironi informata shtese ne lidhje me menyren e mbrojtjes, apo deshironi te kontaktoni personin pergjegjes te DEKRA per mbrojtjen e te dhenave tuaja personale- Data Protection Officer (DPO), ju lutemi qe te na dergoni nje email ne adresen: info.al@dekra.com, Ne do Ju pergjigjemi brenda 2 diteve pune. DEKRA, informon kandidatet se te dhenat personale te mbledhura permes portalit te internetit www.dekra-arbeit.al, per pozicione te lira pune se te dhenat e tyre personale te derguara prej tyre elektronikisht nepermjet CV, do te trajtohen ne perputhje me Ligjin 9887, date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, i ndryshuar”; DEKRA do te ruaj ne menyre konfidenciale dhe nuk do te tranferoje CV e kandidateve qe aplikojne per pozicione te lira tek ndonje pale e trete ose te perdore per ndonje qellim tjeter perveç atij te rekrutimit. Te dhenat personale qe perpunohen nga DEKRA per kategorine e kandidateve per pozicione te lira te punes do te perpunohen vetem per qellimin e perzgjedhjes se punemarreseve. Maksimumi i ruajtjes se ketyre CV eshte 5 dite nga data e marrjes me email meCV perkates prane DEKRA. Ne rast se kandidatet do te perzgjidhen ata do te njoftohen per intervisten prane DEKRA, ne rast se nuk do te perzgjidhen per interviste, CV e derguara prej tyre do te fshihen dhe shkaterrohen sipas ligjit ne fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, perhapjen e pa-autorizuar ose nderhyrjen te te dhenat personale te transmetuara, ruajtura apo perpunuara nga DEKRA. DEKRA do te perpunoje te dhenat personale vetem ne masen dhe menyren e nevojshme qe percaktojne kerkesat e punes, ose ne perputhje me kerkesat e parashikuara nga legjislacioni Shqiptar. Ajo do te ndermarri te gjitha masat e duhura per mbrojtje kunder humbjes aksidentale, shkaterrimit, demtimit, alternimit ose zbulimit te tyre; Ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi, Kandidati gezon te drejten e korrigjimit, fshirjes se te dhenave te tij personale ose kundershtimit te perpunimit te tyre. Ndryshimin e pelqimit (revokimin e plote apo te pjesshem) mund te beni duke na kontaktuar me e-mail ne adrese: info.al@dekra.com. Terheqja e pelqimit nuk ndikon ne ligjshmerine e perpunimit e cila eshte bazuar ne pelqimin te dhene duke derguar CV prane DEKRA, para terheqjes se tij. DEKRA mbron te dhenat tuaja personale me teknologji mebashkekohore te IT-se dhe me sisteme te mbrojtjes fizike. DEKRA do te veproje ne perputhje me protokollet dhe procedurat e brendshme me qellim te ruajtjes se privatesise tuaj dhe per te pamundesuar keqperdorimin potencial te dhenave.