Vendi I punës: Tirane, Shqiperi

VIBTIS, kompania më e madhe në Shqipëri për Import – Eksportin e produkteve industriale në fushën e ndërtimit, e specializuar në prokurimin dhe furnizimin me produkte për projekte në sektorin e Ndërtimeve Civile, Energjisë, Ujësjellës Kanalizime, është në kërkim të një kandidati për pozicionin:
Inxhinier Mekanik
Vendi I punës: Tirane, Shqiperi

Vibtis është kompania e duhur për ty!

Ejani të punoni si Inxhinier Mekanik në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri e cila ofron përfitime të jashtëzakonshme dhe mundësi avancimi në karrierë dhe ambjent për të mësuar.   

Vibtis punon me projekte të rëndësishme si; Ndërtimi i Arenës Kombëtare, Rehabilitimi i Lumit Gjanica, ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Pllocë. Projektimi dhe ndërtim i rrugëve të aksesit të projektit TAP janë duke u furnizuar nga VIBTIS me materiale nga kompanitë më të mëdha botërore. 

Vibtis punon me furnitorët me të mëdhenj botëror dhe është distributor zyrtar i produkteve të kompanive lider në botë në sektorin Oil & Gas si SPIECAPAG, NOV, EMERSON Process Management, Shawcor Canusa. Në Shqipëri Vibtis punon me klient si; SHELL, BANKERS dhe ALBPETROL.

Ne jemi më të mirët dhe kërkojmë për më të mirët!

Pozicioni:

Ne po kërkojmë Inxhinier Mekanik me aftësi të shkëlqyera në anën teknike, negocimi dhe komunikimi dhe me përvojë në analizimin e të dhënave teknike të materialeve.

Përfitimet:

  • Paketa e përfitimeve shumë konkurruese.
  • Rritje dhe mundësi avancimi.

Adresa:

“VIBTIS” sh.p.k është e pozicionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit një vend i aksesueshëm dhe një mjedis komod pune; Blv. Dëshmorët e Kombit, Twin Towers, Tower 2, Floor 7/2 Tiranë/Albania.

Kush duhet të aplikojë?

Nëse ke përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, je më i miri/e mira.

Ke eksperiencë pune minimumi 3 vite në fushën e prokurimit të materialeve.

Ke njohuri bazë rreth pjesëve të këmbimit të makinerive të rënda.

Njeh mire gjuhën angleze dhe italiane.

Je energjik dhe i motivuar për të punuar në një ambjent ku ke mundësi të tregosh talentin tënd 100%  atëherë;

Vibtis është kompania e duhur per ty!

Apliko në info.al@dekra.com dhe na trego që je më i miri!


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Shenim: Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per pozicionin. Aplikimet do te ruhen ne databazen e DEKRA, te dhenat tuaja personale trajtohen ne konfidencialitet te plote konform ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin Nr.120/2014. Ju falenderojme per mirekuptimin!