SERVISUES PËR APARATE DHE FRIGORIFER (1)
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit/at që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:
SERVISUES PËR APARATE DHE FRIGORIFER (1)
- Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Përgjegjës për servisimin e aparateve të ujit dhe frigoriferëve;
- Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre;
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
- Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara;
- Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë;
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Kualifikimet dhe kërkesat për pozitën:
- Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
- Shkollimi i lartë në fushën relevante konsiderohet përparësi;
- Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit të pajisjeve;
- Patent shofer, kategoria B;
Çka presim nga kandidatët/et:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron Korporata Rugove:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 30 shtator 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.