Vendi I punës: Tirane, Shqiperi

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur. Per CCBS, DEKRA po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Teknik Elektrik
Vendi I punës: Tirane, Shqiperi

 

Teknik Elektrik
 

Qellimi i punes:

Elektricisti është përgjegjës për funksionimin e pajisjeve dhe programeve të mirëmbajtjes së linjave, në përputhje me specifikimet e pajisjeve dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë së CCBS. Pozicioni gjithashtu është përgjegjës për realizimin e detyrave të mirëmbajtjes te përcaktuara në standardet e sigurisë dhe produktivitetit

 

Pergjegjesite kryesore:

  • Kontroll dhe aktivizim i impianteve ndihmese ne fillim te çdo turni.
  • Ekzaminim i difekteve gjate procesit prodhues dhe nderhyrje per riparimin e menjëhershem.
  • Plotesim i formularit te nderhyrjes pas mbylljes se difektit.
  • Ekzekutim i programit te mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
  • Kryerje te kontrollit te pajisjeve sipas frekuencave te percaktuara ne  procedurat e aprovuara
     

 

Aftesite dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkolles Mesme Profesionale, dega Elektrike; ka avantazh Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
  • Minimum 6-12 muaj eksperience në mirembajtjen e linjave te prodhimit, preferohet ne industri pijesh.
  • Njohuri per perdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
  • Aftësi për të diagnostifikuar me saktesi e shpejtesi difektet dhe riparimin e tyre ne kohe
  • Njohuri te mira te procesit dhe te linjave
  • Njohja dhe perdorimi i manualeve te makinerive
  • Njohja e rregullave te sigurimit teknik dhe GMP (good production method).
  • Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve software teknike.
  • Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.


Te interesuarit duhet te dergojne nje CV ne adresen e-mail: info.al@dekra.com, ku te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.

 

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.

 

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta

 


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për pozicionin. Aplikimet do të ruhen në databazën e DEKRA, të dhënat tuaja personale trajtohen në konfidencialitet të plotë konform ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin Nr.120/2014. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!