Vendi I punës: Durres, Shqiperi

Partner.al kërkon një Teknik Servisi për Pajisje Elektroshtëpiake në Durrës për një klient, distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake.
Teknik Servisi për Pajisje Elektroshtëpiake
Vendi I punës: Durres, Shqiperi

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të kryej konstatimin dhe riparimin e rasteve të pajisjeve të raportuara;
  • Të mbajë regjistrin përkatës mbi shërbimet e kryera për çdo pajisje;
  • Të përgatisë kërkesat për pjesët dhe pajisjet e nevojshme dhe t’i paraqesë ato tek drejtuesi i Depratamentit të Servisit;
  • Të informojë në mënyrë perodike eprorin  për shërbimin e punës që ai kryen tek klienti dhe në servis;
  • Të rakordojë në mënyrë periodike me sektorin e financës për inventarin dhe pjesët e ndërrimit;
  • Të marrë në dorëzim materialet dhe rastet kur janë të shoqëruara me faturë shërbimi;
  • Të ruaj etikën në komunikim me kolegët, eproret dhe klientët;
  • Të mirëmbajë veglat e punës dhe të jetë përgjegjës për rregullsinë e vëndit të punës;
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, të bazuar në nevojat e kompanisë;

 

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Kërkohet arsimi i mesëm Profesional;
  • Minimalisht 1-2 vite eksperiencë në këtë profil;
  • Të ketë njohuri në perdorimin e Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.

 

 

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën: rekrutime@partner.al


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al