Vendi I punës: Kosovë

Për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, DEKRA shpall konkurs për pozitën:
Zyrtar/e për Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër dhe planifikim të eventeve
Vendi I punës: Kosovë

 Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, Lidhja e Pejës, 177 Capital Gate,10060 Prishtinë
                                 +383 38 600 880 // info@oegjk.org // www.oegjk.org

 

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ri-shpall konkursin për Zyrtar/e për Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër dhe Planifikim të Eventeve

Çka ofrojmë ne:
• Orar të plotë të punës 40 orë/ javë (nga e hëna deri të premten)
• Pagë mujore bruto 900,00 Euro, plus sigurim shëndetësor privat
• Kohëzgjatje të kontratës: Deri më 31.12.2020, me mundësi vazhdimi
                                           Data e dëshirueshme e fillimit të punës: më së largu më 16.03.2020
• Ambient të mirë të punës, ku vlerësohen idetë dhe vet-iniciativa
• Trajnime në kuadër të vendit të punës si dhe pjesëmarrje në aktivitete në Gjermani

Çfarë presim nga kandidati/ja?
Kandidatët potencialë duhet të plotësojnë këto kushte:
• Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze, njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi;
• Diplomë universitare në fushën e energjisë ose ekonomisë,
• Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik pune;
• Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
• Aftësi të shkëlqyera organizative;
• Aftësi të mira hulumtuese, me fokus në fushën e energjisë;
• Njohuri shumë të mira të MS Office;
• Studimet e përfunduara në Gjermani, apo përvoja e punës në Gjermani konsiderohen përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë
• Harton raporte për Projektin N4CEB (Network for Clean Energy Businesses) (projekt në bashkëpunim me GIZ-KEEP)
• Mbledh dhe analizon të dhënat prej hulumtimeve, duke përdorur metodika dhe programe statistikore, duke përfshirë paraqitjen vizuale të të dhënave nëpërmjet grafikëve, tabelave;
• Organizon dhe implementon evente në kuadër të Projektit N4CEB (Network for Clean Energy Businesses);
• Mban korrespondencë me anëtarët e N4CEB (Network for Clean Energy Businesses);
• Punë të tjera administrative dhe teknike që lidhen me Projektin N4CEB (Network for Clean Energy Businesses).
• Organizon dhe implementon aktivitete të OEGJK-së (punëtori, takime B2B, info-evente, panaire, seminare, konferenca) të planifikuara për 2020;
• Mbledh oferta lidhur me aktivitetet e planifikuara vjetore;
• Mbledh dhe përdor të dhënat nga aktivitetet e OEGJK-së për raporte dhe publikime;
• Mban korrespodencë me firma anëtare dhe partnerë;
• Punë të tjera administrative dhe teknike që lidhen me OEGJK.


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një letër motivuese në gjuhën shqipe dhe gjermane apo angleze, si dhe një CV përmes email-it në administration@oegjk.org deri më 23.02.2020. Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike. Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen. Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-në për informacione ose pyetje paraprake, para se të kontaktoheni!