Vendi I punës: Gjermani

DEKRA Arbeit është një agjenci që ofron shërbime për rekrutimin e fuqisë punëtore, hulumtime të tregut, hulumtime të opinionit publik dhe shërbime të tjera intelektuale. Ajo është themeluar nga DEKRA Arbeit GmbH nga Shtutgarti si pjesë e korporatës ndërkombëtare DEKRA SE. DEKRA SE punëson mbi 47.000 punonjës dhe ka zyra në më shumë se 50 shtete në të gjitha pesë kontinentet.
Infermierë të diplomuar – Mundësi punësimi në Gjermani
Vendi I punës: Gjermani

Infermierë të diplomuar – Mundësi punësimi në Gjermani

DEKRA Arbeit Kosove po rekruton infermierë të diplomuar (të licensuar ose në proces të licensimit) për punë afatgjatë në Gjermani.

Në bashkëpunim me tre partnerë të mëdhenj gjermanë - Victor’s GroupVitanas GmbH dhe Dorea Familie, po ofrojmë mundësi reale për zhvillim profesional dhe integrim të sigurt në tregun gjerman të punës.

Kriteret kryesore për aplikim:

  • Diplomë në Infermieri ose Shkenca të Kujdesit Shëndetësor 
  • Të licensuar ose në proces të marrjes së licensës profesionale (përmes periudhës së praktikës ose përgatitjes për provim)
  • Minimum 6 muaj përvojë pune pas diplomimit 
  • Njohuri të gjuhës gjermane:
  • Minimum A2 në momentin e aplikimit
  • Detyrim për arritjen e nivelit B2 para nisjes (përkrahje dhe monitorim i procesit ofrohet)
  • Vullnet për të jetuar dhe punuar në Gjermani, si dhe për t’u përshtatur me standardet gjermane të kujdesit
  • Fleksibilitet për vendosje në rajone të ndryshme në Gjermani

Dokumentet që kërkohen për aplikim:

  • CV (në gjermanisht ose anglisht)
  • Diploma dhe lista e notave 
  • Certifikatë gjuhësore (së paku A2 – preferohet B1/B2)
  • Dëshmi të përvojës së punës

Mbështetja që ofron DEKRA Arbeit Kosove:

  • Asistencë e plotë në përgatitjen e dokumentacionit për njohjen profesionale në Gjermani
  • Udhëzim dhe ndjekje të procesit për nostrifikim, përkthime dhe procedura të tjera zyrtare
  • Organizim dhe mbajtje të kursit të gjuhës gjermane në Kosovë – pa pagesë për kandidatët, me qëllim arritjen e nivelit B2 përpara nisjes. Kurset zhvillohen në grupe të organizuara sipas nivelit actual.

Mbështetje nga punëdhënësi (klienti) për:

  • Gjetjen e banimit në Gjermani (pagesa e qirasë bëhet nga kandidati)
  • Integrimin në ambientin e punës dhe jetës në Gjermani
  • Mbështetje në procedurat pas mbërritjes: regjistrimi, sigurimi, llogari bankare etj.
  • Kurse shtesë të gjuhës teknike për përgatitje drejt njohjes së plotë si infermier i/e licensuar (jo vetëm si asistent/e)

Apliko tani!

Nëse e sheh veten në këtë profesion me zemër dhe dëshirë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, mos e humb këtë mundësi.
Dërgo aplikimin përmes butonit "Apliko Këtu" apo në: info.ks@dekra.com
Për pyetje: +383 48 552 552
Afati: Derisa pozitat të plotësohen


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Përgjegjësia: Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Aplikimet e tjera ruhen në databazën e kandidatëve të DEKRA-s. Faleminderit për mirëkuptimin.